Pas puthjes virale me Arditin, vëllai i Beniadës reagon për herë të parë publikisht: Si e priti familja (FOTO LAJM)

Vëllai i Beniadës, modeles që është pjesë e Big Brother Vip ka folur ditën e sotme në Breaking.

Albano Nishani, tregoi se si e sheh motrën nga jashtë dhe se e gjithë familja e mbështet.

Albano gjithashtu komentoi edhe një sekuencë të ndodhur brenda shtëpisë, ku Beniada u puth në buzë me Arditin.

Sipas Albanos motra e tij është një person shumë real dhe nuk ka komplekse.

“Është shumë reale, e ka treguar veten. Beniada është vajzë pa komplekse fare”.