Dorëheqja e Zaev bashkon në kafene Ramën dhe Vuçiç, çfarë i kërkon ky i fundit kryeministrit shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Të dy kanë qenë pjesë e një samiti të thirrur për Klimën, të mbajtur në Glasgou të Skocisë.

Kreu i shtetit serb përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqjen.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç./albeu.com/