Bukuria kushton. Dhe kushton jo vetëm nga ana monetare, po shpesh duhet të durosh edhe pasojat e ndërhyrjeve specifike, të cilat si çdo operacion duan kohën e tyre të rikuperimit.
Linda Halimi, pak javë më parë i është nënshtruar një operimi për rritjen e vitheve, përvojë që e ndau me të gjithë.
Ajo ju nënshtrua procedurës së njohur si BBL, ose ndryshe heqja e dhjamit nga pjesa e barkut në pjesën e vitheve. Linda tregoi se për 14 ditë duhet të rrinte përmbys dhe kjo kohë tani ka përfunduar. Në këmbë dhe me vithet që dëshironte, Linda tani do na dhurojë veç poza hot.
Si kjo që ka ndarë në Instagram, ku nuk mund të mos bien në sy vithet e saj, tashmë të rrumbullakosura falë operacionit.