Pas momenteve intime, Vivienit dhe Getinjos i japin një dhomë speciale, çfarë ndodhi në orët e vona (VIDEO)

Dhoma e sekreteve do të shndërrohet në dhomë të surprizave posaçërisht për Getinjon dhe Vivien, dhuratë nga “Vëllai i Madh”.

Çifti më i ri brenda shtëpisë, Getinjo dhe Vivien janë ftuar në dhomën e rrëfimeve nga Alaudini dhe Jonida për të folur rreth romancës së tyre të porsa nisur.

“Kur jam nisur për këtu, e kam ditur që mundet me qenë një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Më pëlqen qetësia e saj, e për pamje as nuk diskutohet”, ka thënë Getinjo.

“Unë i kom do hajgare që rrallë njerëz i kapin dhe Vivi i ka kapur prej fillimit”, ka shtuar ai.

“Që në natën e parë dilnim jashtë herë pas here dhe në qoftë se do e mendoja nuk do të ishte kurrë një lidhje me Getin. Nuk duam t’i nxitim gjërat. Shpresoj të transmetojmë diçka të mirë edhe për jashtë, sepse ne po ndjehemi shumë mirë dhe shpresoj që edhe jashtë ta përçojmë këtë pozitivitet”, ka thënë Vivien.

Dyshja kanë shkëmbyer puthje në buzë, por një video e bërë së fundmi publike ka marrë të gjithë vëmendjen. Në videon në fjalë Getinjo dhe Vivien shihen në të njëjtin shtrat, në orën 4 të mëngjesit, duke u puthur dhe përqafuar. Më pas mbulojnë dhe kokën me jorgan duke i futur të gjithë në dyshime.


Shtuar 17.12.2022 11:21