Pas milionave me “Fustani”, Elvana Gjata dhe Capital T bashkojnë sërish forcat

Sa herë që Elvana Gjata dhe Capital T bëhen bashkë, një gjë që është e sigurt është suksesi që arrijnë. “Fustani” i cili numëron 42 milion klikime dhe “Lejla” me 43 milion, 2 prej projekteve që kanë sjellë artistët dhe që u pëlqyen shumë nga publiku. Por, duket se artistët e mirënjohur do të sjellin një tjetër duet.

Burime të sigurta për Prive kanë bërë me dije se dy emrat e njohur janë bërë bashkë për një tjetër këngë, e cila pritet të publikohet shumë shpejt. Kujtojmë që projekti i fundit i Elvanës ishte dueti me këngëtaren rumune, Inna.


Shtuar 23.10.2021 10:54