Një debat mes Oltës dhe Luizit ka kaluar çdo kufi ditën e djeshme. Ata kanë përfshirë jo vetëm jetën jashtë shtëpisë, por edhe njerëz të tjerë.
Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.
“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.
Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”
Pas reagimit të shoqes së ngushtë të Kiarës e cila me ironi u shpreh “Çfarë di Olta që s’e dikam unë?”, kanë reaguar edhe të afërmit e Efit, që menaxhojnë llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në një postim në Instastory, personi që menaxhon faqen shkruan se kjo është një lojë e shëmtuar nga ana e Oltës.
“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”– thuhet në postim.