Robert Berisha është larguar mbrëmjen e djeshme nga ‘Ferma VIP’ dhe ky vendim erdhi prej tij.
Ai u shpreh se nuk mund të qëndronte dot më larg vajzës së tij dhe për këtë arsye i duhej të linte garën përgjysmë.
Gjatë qëndrimit të tij në ‘Ferma VIP’, Roberti është parë herë pas here të flirtojë brenda shtëpisë me fermeret, e pak ditë më parë ai shkruajti një ‘letër dashurie’ për Ditean, e cila momentalisht është ende pjesë e garës.
Edhe pse jashtë ishte i lidhur, kjo gjë nuk përbënte problem për Robertin.
Dyshimet ishin të shumta por Roberti i ka shuar të gjitha teksa ka postuar në Instastory një fotografi me partneren e tij, Ana Skrel, që nënkupton se çdo gjë mes tyre është ok!