Pas dasmës, Armina shijon disa ditë pushimi në vilën luksoze në Itali (VIDEO)

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan pak ditë më parë dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore që duket të jetë dasma e vitit. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një festë spektakolare me rreth 300 të ftuar në një agroturizëm në Shijak, në shoqërinë e miqve dhe njerëzve më të afërt.

Pjesë e dasmës ishin të ftuar dhe shumë personazhe publikë. Gjatë ceremonisë Armina shkëlqeu me fustanet që kishte zgjedhur për ditën e saj më speciale, teksa nuk munguan as kërcimet tradicionale.

Pas dasmës, duket se Armina po shijon disa ditë pushimi në Como të Italisë, në një ndër vilat më luksoze të zonës.

Ajo ka postuar ditën e sotme disa foto ku shfaqet me një fustan ngjyrë rozë dhe me libër në dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)


Shtuar 5.10.2022 08:08