Moderatorja Fjoralba Ponari surprizoi ditën e djeshme fermerët e Ferma VIP.
Gjatë asaj vizite ajo bëri biseda të ndryshme me fermerët. Në bisedë me Çiljetën u rikthye diskutimi rreth Florit, ku sërish këngëtarja theksoi se sjellja e tij me Robertin i është dukur servilizëm.
Të lidhura
None found
“Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se ccdo gjë tjetër”, ishte deklarata e Çiljetës që duket se nuk është pritur aspak mirë nga partnerja e Florit.
“Harrove krushkën moj, apo se quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”, shkruan partnerja e Florit, ku me krushkën i referohet Elsa Lilës.

