Ato kanë qenë dy nga vajzat më të komentuara në Big Brother VIP për shkak të shoqërisë që krijuan brenda e po ashtu edhe për shkak të veprimeve në këtë format.
Po flasim për Beniada Nishanin dhe Einxhel Shkirën shoqëria e të cilave mbaroi me “BBV”. Vajzat pas përfundimit të formatit lanë të kuptojmë që i kishin prishur raportet, ndërsa së fundmi gjërat kanë ndryshuar.
Ish-banoret i kanë lënë mosmarrëveshjet pas dhe tani i bëjnë dhurata njëra-tjetrës. Ka qenë Einxhel së fundmi që ka publikuar në Instagram një pako të Beniadës ku krahas shkruan: Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri.
“Qofsh gjithmonë e lumtur me princin tënd të vogël”, shkruhej në pusullën e Beniadës.
“Jam munduar mos ta komentoj. Ndonjëherë njeriu lëndohet për gjëra të vogla për një fjalë ka qenë një shoqëri e bukur si e jona. Jemi bërë shoqë pa fund aty brenda, ka qenë një eksperiencë e fortë ishim dy goca kundër shumë të tjerëve. Përveç kësaj kam thënë në intervista të tjera jam munduar të kem kujdes si përgjigjem, si lëndohem unë mund të lëndohet edhe njeriu tjetër”,- është shprehur më herët Nishani në lidhje me marrëdhënien e saj me Einxhel.