Ndarja e aktorit të humorit Besart Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, dikur një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në mediat rozë.
Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit, por në fakt e vërteta e kësaj historie qëndron ndryshe.
Sipas “Prapaskena”, divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.
Megjithatë, sipas së njëjtës media, thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës, nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.
Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.
Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.
Në kërkesëpadi këngëtarja shpreh pretendime dhe ngre akuza të rënda ndaj aktorit, si motive për zgjidhjen e martesës. Ajo që dihet është se çifti zotërojnë apartamente dhe biznese në disa nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, disa prej të cilave janë regjistruar në emër të familjarëve dhe me burim të dyshimtë.
Ndaj nuk përjashtohet mundësia që divorci të jetë skemë për t’i shpëtuar hetimeve. Duke qenë se nuk ka patur një veprim konkret nga ana e autoriteteve, për t’i shpëtuar “burgut” dhe sekuestros së pasurive me miliona euro, një tjetër skemë mund të jetë lidhja me familjen Meta-Kryemadhi të cilët i kemi parë shpesh në darka e festa me ish-çiftin.