Mbrëmjen e djeshme aktori Donald Veshaj festoi natën e parë pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Ai ishte në një nga clubet eTiranës bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë.
Mungesa e Beatrix nuk mund të kalohej pa rënë në sy.
Megjithatë, aktori u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën.
Kjo pasi Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.