“Dhe kjo gjëja ose do na bënte më të fortë bashkë, ose do na ndante….”, kështu është shprehur Blerta Celibashi në një moment të intervistës së saj të parë krah Princ Lekës. Mbrëmjen e kësaj të enjte në platformën “Youtube” do të rikthehet “Mirëmbrëma Yje”.
E zonja e shtëpisë, Arbana Osmani, ka vendosur që të hapë këtë sezon me çiftin më të komentuar, Princ Lekën dhe Blerta Celibashin. E teksa të gjithë jemi “sy e veshë” nga edicioni i kësaj të enjte, Arbana ka ndarë me ndjekësit disa copëza të shkurta të kësaj interviste, ku në një fragment Blerta shfaqet duke qarë, ndërkohë që Princi i shtrëngon dorën.
Madje ky i fundit në një moment thotë se gjithçka që shihnin njerëzit nëpër rrjetet sociale ishte fallso.
“Herë pas here ne kemi qenë për mediat një kartolinë e bukur, por ka qenë krejtësisht fallso”, thotë Princi në një fragment, duke lënë të kuptohet që këto fjalë përshkruajnë kohën kur ai ishte ende i martuar me Elia Zaharinë.