Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës i ka kaluar edhe kufijtë e vendit tonë. Prej disa vitesh, bukuroshja brune ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Më parë është thënë, por ndoshta nuk e dinit: Përveç pamjes së saj që nuk ka koment, Oriola ka dhe një tjetër talent. 25 vjeçarja ka studiuar për kanto dhe di të këndojë shumë bukur, pavarësisht se ende nuk ka lançuar një këngë të vetën, megjithëse edhe në shtator të 2017-ës u bë pjesë e grupit OTR.
Mesa duket Oriola mund t’i futet shumë shpejt muzikës dhe në fakt do të ishte gjëja e duhur sepse modelja ka “çmendur” të gjithë stafin e Guess me zërin e saj kur ka kënduar në një festë me ta “Shallow” të Lady Gaga dhe Bradley Cooper. Modelja ka një talent të vërtetë dhe mamaja e saj Xhoi Jakaj nuk mund të rrinte pa e postuar videon e vajzës së saj me momentin kur këndoi para miqve të saj të huaj.
“Po postoj këtë dashurinë time që ma ndryshon gjendjen në të gjitha rrethanat. Ky moment më mbush sytë lot gëzimi, kur merr mikrofonin në dorë Oriola ime, u lumturoj pafund. Në momentin që ajo do e mendojë t’i futet rrugës së muzikës si një vajzë e shkolluar për muzikë do arrij majat. Nuk kam pikën e dyshimit,” shkruan ndër të tjerash Xhoi.
Na mbetet vetëm të presim momentin kur Oriola të “shpërthejë” edhe në muzikë!