Olta Gixhari thyen “rregullat”, publikon foton e rrallë me partnerin (FOTO LAJM)

Olta Gixhari po ja del me sukses të ruaj identitetin e partnerit të saj. Ajo u bë nënë e një djali prej gati një viti dhe sërish babain e bebushit të saj nuk ka preferuar ta zbulojë.

Megjithëse s’na e ka prezantuar asnjëherë partnerin, Olta ka ndarë tek tuk ndonjë foto me të (ku sigurisht s’ia kemi dalluar dot portretin).

Së fundmi si rrallëherë, ajo ndau në Instagram disa momente private me bashkëshortin e saj, me të cilin ka shijuar një mbrëmje me muzikë.

Aktorja është filmuar teksa është ulur në prehërin e tij, kërcejnë, këndojnë e puthen së bashku.

Me humor, Olta shkruan krahas postimit:

“A ba ba baa Tu u puth si adoleshent neper lokale”.


Shtuar 13.06.2021 14:52