Madison Marsh, një togere 22-vjeçare në Forcën Ajrore të SHBA-së dhe studente master në programin e politikave publike të Shkollës Harvard Kennedy, doli fituese në konkursin Miss America 2024 në Orlando, Florida të dielën mbrëma. Marsh, që përfaqëson shtetin e Kolorados, është oficerja e parë aktive e Forcave Ajrore që ka marrë ndonjëherë titullin kombëtar.
Ellie Breaux nga Teksasi u rendit në vendin e dytë.
Pesëdhjetë e një garues morën pjesë, duke përfaqësuar të 50 shtetet e SHBA-së, si dhe Distriktin e Kolumbisë.
Marsh pason Miss America 2023, Grace Stanke nga Wisconsin.
Nërsa konkursi i Miss America’s Teen 2024, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma, kurorëzoi 16-vjeçaren Hanley House, nga Karolina e Veriut.