Nxitën thashetheme për një fejesë të mundshme, e dashura e Leonardo DiCaprio fotografohet me unazë në gisht

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti nxitën thashetheme për një fejesë të mundshme me vetëm një detaj.

Ata u fotogarfuan duke drekuar në Los Angeles të martën dhe gjithë vëmendjen e mori unaza në gishtin e modeles italiane.

Leonardo dhe Vittoria, kanë muaj të tërë që përfliten për lidhjen e tyre.

Janë parë bashkë në shumë raste edhe në tapetin e kuq dhe mediat shkruajnë se po kalojnë kohë me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa sa i përket fejesës, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.


Shtuar 27.03.2024 23:10