“Nuk pranoj më role të vështira psikologjikisht”, Ryan Gosling zbulon prioritetin e tij të ri

Aktori Ryan Gosling është një nga yjet më të njohur të filmit në Hollywood dhe kanadezi ka treguar se në moshën 43-vjeçare ka një prioritet të ri teksa kërkon të kujdeset për shëndetin e tij mendor. Gosling ka bërë emër në një industri gjithnjë konkurruese, duke u shfaqur në shumë prodhime të suksesshme gjatë karrierës së tij si Barbie, Blade Runner 2049, La La Land dhe The Notebook.

Kanadezi ka vendosur të ndalojë së luajturi personazhe me psikologji komplekse, duke menduar për familjen dhe shëndetin e tij mendor. Vetë aktori ka komentuar në një intervistë të fundit duke e hedhur poshtë këtë lloj pune për të mirën e përbashkët të familjes së tij.

“Unë nuk marr më role që më vendosin në një lloj vendi të errët”, tha Gosling për The Wall Street Journal. “Po përpiqem të mendoj për atë që do të jetë më e mira për të gjithë ne. Vendimet i marr bashkë me gruan time duke menduar së pari për familjen tonë.”


Shtuar 4.05.2024 18:22