Nuk mungoi as dhurata e Ramës, Eni Vasili feston ditëlindjen në pritje të ëmbël (FOTO LAJM)

Eni Vasili ka festuar ditëlindjen dhe është rrethuar nga lule shumëngjyrshe si një shenjë vlerësimi nga persona të dashur, ose miq e të njohur.

Ndër ta edhe kryeministri Edi Rama që i ka dërguar një buqetë vlerësimi. Gazetarja politike ka falenderuar të gjithë ata që e kanë kujtuar përmes urimeve dhe fjalëve me një foto me barkun e rrumbullakosur.

Kjo ditëlindje e ka gjetur më të lumtur se çdo herë në pritje të dy vajzave binjake, ndaj dhe emocionet janë veçanërisht më të bukura për të.

Shtuar 26.05.2021 08:05