Digjet automjeti në Kavajë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të Kavajës, teka bëhet me dije se mjeti është në pronësi të shtetasit SH.B 45 vjeç.

Ndërkohë që raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia dhe autoritetet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të flakëve që kanë përfshirë automjetin.

Nuk dihet ende shkaqet, por dyshohet të ketë qenë një zjarrëvënie e qëllimshme

Shtuar 26.05.2021 08:05