Nuk kursehet, Ingrit Gjoni shpenzon mijëra euro për çantën luksoze (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, gjithmonë është shfaqur para fansave të saj e kuruar në çdo detaj. Ajo i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme.

Nëpër intervista, koncerte apo dalje të tjera publike, Ingriti shfaqet gjithmonë me shumë sharm. E kështu ajo merr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa poza ku shfaqet mjaft elegante. Por vëmendjen më të madhe e ka tërhequr çanta që ajo mbante me vete.

Çanta i përket markës së njohur “Fendi”, e cila është pjesë e koleksionit të ri të markës luksoze. Në faqen zyrtare të ‘Fendi’, ky model kushton rreth 2,723 Euro, një shifër kjo tepër marramendëse.


Shtuar 22.10.2021 10:50