Një debat i ashpër është zhvilluar para disa ditësh mes Einxhel dhe Sabianit.
Kjo e fundit e ka akuzuar këngëtarin për alenca dhe si mbështetës të strategjisë së Ilirit.
Kjo akuzë e ka revoltuar Sabianin i cili i nervozuar i ka replikuar duke i thënë se nuk është pjesë e askujt nga grupimet në shtëpi dhe se nuk ndikohet nga asnjë prej banorëve.
‘’Unë nuk ndikohem nga njeri, se rri me atë dhe se e kam shok nuk do të thotë që duhet të jem grup patjetër’’,- tha ai.
Nga ana tjetër Einxhel theksoi se ‘’Sabiani po tregohet jo i sinqertë dhe aspak transparent në lojën e tij’’.
Në fund të diskutimit Einxhel theksoi se argumentat e nominimit të saj nga Sabiani erdhën me shumë vonesë dhe nga kjo lindën gjithë keqkuptimet dhe debatet e mëtejshme./tch