Meridiani i ka thënë Donaldit se të gjithë e etiketojnë “Donaldi i Borës” dhe kjo po e penalizon lojën e tij në “Big Brother”. Kjo deklaratë e tij ka nisur debat brenda shtëpisë.
Donaldi ka sqaruar se nuk është i lidhur me moderatoren dhe se në lojë ka hyrë i vetëm. Ai është shprehur se kur të dalë jashtë ka shumë gjëra për të sqaruar me Borën, para se të thotë “jam i lidhur”.
Përgjigjja e tij nuk është pritur mirë nga Semi, e cila ndër të tjera i tha “shumë keq që e puthe”.
Donaldi: Nëse ti flet me mua, më do mua si Donald, më do mua si person. Nuk duhet të mbash anë
Semi: E kam shoqen time
Donaldi: Nuk dua ta diskutoj. Nuk të vret vetëm ty, më vret mua më shumë se ti në fund je shoqe, kurse unë kam diçka tjetër që nuk ka fare lidhje me statusin tënd. Thjesht më lër mua me kokën time se nuk je në kokën time
Semi: Shumë keq që e puthe, e puthe dhe tani thua jam single
Donaldi: Po si mund të them jam në një lidhje, kur nuk kemi sqaruar shumë gjëra që mua më vrasin?
Semi: Mos flit kështu jam duke të të thënë. Unë do thoja me atë njeri e kam diçka, tjetër gjë që nuk janë sqaruar gjërat qysh tek dhe fakti që e kam puthur…
Donaldi: Ne kemi 6 muaj që jemi ndarë, janë shumë gjëra, je në kokën time ti?
Semi: Unë po them që po të më ndodhte mua nuk do veproja kështu. Ai njeri është njeri publik, kujdes me deklaratat! Ti tentove disa herë ta puthësh, ajo nuk donte e në fund të puthi. Mos bëj deklarata kaq të forta!
Donaldi: Çfarë do të them që jam i lidhur? Okay jam i lidhur!
Semi: Jo nuk dua të thuash këtë, po mos thuaj jam single. Kanë shumë rëndësi këto fjalët
Donaldi: Ore nuk di, jam vetëm derisa të sqarohen gjërat
Pas debatit Donaldi ka shkuar në dhomën e gjumit për t’u qetësuar.