Nuk i paska dalë inati i Festivalit, Elvana Gjata ja le “seen” Alketa Vejsiut (FOTO LAJM)

Askush nuk do ta harrojë reagimin “gojë hapur” të Elvana Gjatës kur mori vendin e dytë në “Festivalin e 58 të Këngës”.

Për herë të parë drejtimin e Festivalit e mori në dorë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

Festivali i atij viti shënoi vërtet një ndryshim të madh në llojin e tij, që nga artistët e deri te shikueshmëria në një numër të madh krahasuar me festivalet e mëparshme.

Por gjithashtu zhurma e madhe që shkaktoi nuk do të harrohet. Rivaliteti mes Elvana Gjatës dhe Arilena Arës do mbetet gjatë në mendjen e njerëzve. Arilena fitoi vendin e parë me “Shaj” dhe “protesta” e Elvana Gjatës dhe fansave te saj nuk mungoi, shkruan Albeu.com.

Elvana Gjata është kthyer së fundmi me albumin e saj “Çelu” i cili po korr një sukses të paparë.Komentet drejtuar Elvanës janë të panumërta dhe këngëtarja i ka kthyer përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i ka shkruar Alketa e cila ka marrë thjesht një ‘seen’.

 

 


Shtuar 4.05.2021 11:53