Nuk fshihen më, Princ Leka dhe Blerta Celibashi dalin për herë të parë në publik (VIDEO)

Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, pritej që Princ Leka të reagojë edhe për lidhjen e re me fotografen Blerta Celibashi.

Por tani nuk kemi më nevojë për konfirmimin e lidhjes së re, pasi Princ Leka dhe Blerta, dalin hapur në publik, e madje dorë për dore.

 

Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

Princ Leka II dhe Elia Zaharia, në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin.

Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës.

 


Shtuar 16.02.2024 09:43