Sekretari Blinken u takua me krerët e drejtësisë, reagon ambasada e SHBA-ve

Pas takimit që sekretari Blinken zhvilloi me krerët e drejtësisë së re në Shqipëri, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, kuthekson se fokusi i takimit ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën shprehet se nuk është as e lehtë dhe as e përsosur.

Sipas ambasadës, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

Reagimi i e ambasadës:

Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot. Megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë.