Nuk flasin prej vitesh, Bebe Rexha zbulon rivalitetin “e hidhur” mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Bebe Rexha ka ndarë detaje rreth konfliktit midis Rita Orës dhe Dua Lipës – i cili ka bërë që mos t’i shohim të treja në një bashkëpunim.

Para disa kohësh, Bebe Rexha shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo gjë nuk ndodhi dhe shkaku ishte ky konflikt.

Bebe ka folur për The Sun: “Unë kam provuar t’i rregulloj gjërat mes tyre. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqe-ruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku.”

Ajo gjithashtu tha se arsyeja e këtij konflikti mund të jetë konkurrenca që i vendosë përballë njëra-tjetrës në industrinë e muzikës.

Marrëdhënia e tyre është përkeqësuar aq shumë, saqë edhe në evente ato e shmangin sa të munden përballjen me njëra-tjetrën.


Shtuar 10.05.2021 12:38