Miriam Cani publikoi ditën e djeshme një foto në Instagram ku pyeste ndjekësit e shumtë për një dilemë: A duhet t’i pres flokët?
Por mes shumë komentesh dhe opinionesh të ndjekësve vëmendjen e mori komenti i partnerit të saj, Alban Skënderaj. Ky i fundit nuk ishte dakord që këngëtarja t’i pres flokët.
Por Miriami e bëri zgjedhjen e saj dhe i preu flokët dhe këtë gjë e bëri publike në Instagram-in e saj.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të lumtur të dy fëmijëve shumë të ëmbël, Ameli dhe Duam. Çifti kanë 14 vite bashkë dhe çdo hap në jetën e tyre e kanë hedhur me siguri të plotë e në kohën e duhur. Familjes së tyre të bukur ju shtua në 2020-n anëtari më i ri, por a do të kemi së shpejti në tjetër fëmijë nga çifti?
Në një intervistë për “Express Rozë”, Miriami dhe Albani janë shprehur shumë të lumtur me jetën që kanë. Ata u shprehën të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, sepse dy fëmijë janë mjaftueshëm për çiftin.