Pak muaj më parë Semi Jaupaj konfirmoi ndarjen nga Bojken Lako duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Rreth marrëdhënies së tyre ajo ka folur edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”, madje ka thënë se dikush do të vinte ta takonte, do të donte të atin, që e takoi pas 3 vitesh, ose Bojkenin.
Por mesa duket ka dikë jashtë shtëpisë së “Big Brother” për të cilin ka simpati. Këtë e ka pranuar ajo vetë gjatë një bisede me Einxhelin dhe ka thënë se ka pak kohë që e njeh personin në fjalë dhe nuk e di si do jenë gjërat kur ajo të dalë.
“E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh”, ka thënë Semi. Ndërkohë, Einxhel i ka thënë se ajo do të bëjë më të mirën dhe nëse ai është i zgjuar dhe një njeri i mirë, do e ketë parë siç duhet Semin.
“Unë mendoj që e ka parë, thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja”, ka vazhduar ajo.
Ndërkohë, brenda shtëpisë, ajo ka qenë e afërt me shumë prej djemve, por nuk ka shprehur pëlqim për asnjë prej tyre. Nga ana tjetër, pas eleminimit, Graniti shprehu pëlqim për këngëtaren, duke thënë se e pëlqente fillimisht nga pamja e jashtme, e më pas edhe nga karakteri.
View this post on Instagram