Tan Brahimi nuk do jetë pjesë e trupës së ‘Portokallisë’ këtë të dielë. Këtë e bëri të ditur vetë aktori përmes një lajmërimi që bëri në ‘Instagram’. Aktori tregon se arsyeja e mungesës këtë të dielë, është fakti se ka nevojë për kohë pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’.
‘Nuk do jem këtë javë te Portokallia sepse kam nevojë për kohë, kam nevojë për t’u qetësuar pak. Nuk më ka pushuar telefoni, më është lodh pak truri. Të dielën tjetër do jem këtu’
View this post on Instagram
Tanit iu dha mundësia të jetë sërish në skenën e ‘Portokallisë’. Pasi rrëfeu historinë e dhimshme të jetës së tij, e cila përloti banoret, moderatoren Arbana Osmani dhe të gjithë publikun, Tani u surprizua nga stafi i “Portokalli” e më pas iu dha drita jeshile për të qënë pjesë e formatit. Por do na duhet të presim derisa Tani të shfaqet në skenë.