Noizy paralajmëron koncertin më gjigant në vend, zbulon datën dhe të gjitha detajet

Vetëm pak javë më parë, Noizy dha lajmin se do të zhvillojë koncertin më të madh të hip-hop-it në vendin tonë.

Madje, Noizy ka publikuar edhe një postim në Instagram ku na i ka treguar “të gjitha” detajet nga koncerti që do zhvillojë. E kur themi të gjitha ka vetëm një detaj që mungon, emri i koncertit.

Noizy na i ka kujtuar sërish se koncertin do të mbahet më 14 gusht, në Tiranë.

U tha se koncerti i Noizy-t do të zhvillohet tek stadiumi “Air Albania”, por si duket reperi ka vendosur ta ndryshojë vendndodhjen duke e çuar te Sheshi Nënë Tereza.

Deri tani reperi nuk ka zbuluar shumë detaje përveç faktit se pritet që të mbahet në 14 Gusht dhe se do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës.

Pak kohë më parë reperi na bëri me dije se në koncert do të ketë edhe artistë internacional.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri, s’ja keni idenë se farë përmasash do të ketë ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe internacional, a jeni gati për ne Gusht? Shumë shpejt vjen dhe data e saktë për këtë Koncert,”– shkroi Noizy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Tanimë janë bërë me dije artistët që do të performojnë në koncertin madhështor, shumica prej tyre miq të Noizy-t.

Emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, Ghali, Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë të tjerë priten të performojnë në shesh.