Pak javë më parë, Iliri dhe Gilberta i dhanë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë ish-konkurrentja e “Përputhen +40”, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Së fundmi, gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, Iliri ka folur rreth arsyeve që i cuan në ndarje. Ai ka treguar se nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin, sado që mundoheshin.
“Mundi, për të na bërë të përshtatshëm realisht me njëri-tjetrin, nuk gjeti solucion. Arsyet ishin të larmishme, shkaqet po aq të rëndësishme…të tepruara, bllokuese dhe tendencioze. Po fillonte të më mungonte oksigjeni”, ka shkruar Iliri.
“Një vrimë në ujë e bën dot”, I shkruna dikush tjetër Ilirit dhe ky I fudnit I është përgjigjur
“Si, si ajo mbas emisioni”, duke e konsideruar lidhjen me Gilbertën një vrimë në ujë.