25 nëntor 2020, ora 17:30, nga Argjentina shpërndahet lajmi se Dieago Armando Maradona ka ndërruar jetë. Ishte një pasditë e ftohtë në Champions League. 25 nëntori do të jetë një ditë e pakëndshme për Maradonët dhe për të gjithë tifozët e futbollit.
Në një vjetorin e vdekjes, djali i tij, Diego Maradona Jr e ka kujtuar të atin me fjalët më prekëse. Ai shkruan se i mungon shumë dhe se kanë shumë gjëra për të bërë së bashku dhe për të parë ndeshjet e Napolit.
“Mund të zbresësh të paktën për një minutë, të përqafohemi, të qesësh pak me mua … do të kisha kaq shumë gjëra për t’ju thënë, kaq shumë këngë për të kënduar së bashku dhe për të parë ndeshjet e Napolit. Fluturo lart sa të mundesh! Unë të dua dhe më mungon shumë!”, shkruan Maradona Jr, i cili është trajner futbolli.
View this post on Instagram