Një nuse e pazakontë, kërcimi provokues i Rudina Dembacajt për Mark Frrokun që humbët nga dasma (VIDEO)

Dasma e Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut me siguri po iu shfaqet në çdo rrjet sociale dhe kjo falë personazheve të shumtë publik që ishin pjesmarrës dhe kanë publikuar pamjet.

Që nga fotot e para të publikuara nga dasma, Rudina u kuptua që nuk ishte një nuse e zakontë. Rudina guxoi që në ceremoninë e martesës në kishë nga ku postoi edhe fotot e para dhe gjithë vëmendjen e mori një rrip-korse i zi i cili bënte diferencën.

Nusja ka qenë gjatë gjithë dasmës në qendër të vëmendjes, siç i ka hije dhe mbrapa nuk mbetet as dhëndri, Mark Frroku. Gjithashtu Rudina ka veshur në një moment atletet duke e pasur të pamundur të qëndrojë më në taka.

Por me siguri keni humbur një moment pikant të dasmës ku Rudina shfaqet duke kërcyer mjaft provokuese me bashkëshortin e saj, siç e shihni në videon e mëposhtme të siguruar nga Albeu.com.


Shtuar 3.10.2021 12:24