Një nga këngëtaret e preferuara, sidomos e moshave mbi 50-vjeç, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Këngëtarja Shkurte Fejza është shumë e njohur për publikun shiqiptar. Ajo është shquar gjithmonë si një nga zërat më të fuqishëm që i ka kënduar vendit ndër vite me këngë patriotike, popullore e qytetare.

Nisur nga mosha e saj, 60-vjeçare edhe publiku i saj më i zjarrtë i përket kësaj grup moshe, por jo vetëm.
Shkurte Fejza është e martuar prej rreht 40 vitesh me Hajrush Behluli dhe kanë 4 fëmijë bashkë. Këngëtarja shpesh herë publikon portrete familjare në profilet e saj në rrjetet sociale.

“I kam katër fëmijë. I pari është djali, të cilit ia kam vënë emrin nga rrënjët tona, Arbër.

E dyta është vajza, e cila e ka emrin nga rrushi ynë, Gresa. I treti lidhet me besën, pra quhet Besiana dhe fëmija i katërt e mban emrin e diçkaje që po agon, pra Agnesa. Secili nga këta emra ka kuptim dhe simbolikë në kohën kur kanë lindur.Jam e lumtur dhe jetoj në harmoni me ta. Të gjithë këta janë pasuria ime më e madhe”, ka thënë ajo./albeu.com/


Shtuar 14.03.2022 12:52