Një muaj pas lajmit të shtatzënisë, Britney Spears humbet fëmijën e saj (FOTO LAJM)

Ikona e popit Britney Spears ndan lajmin e trishtë se ajo dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, kanë pasur një abort. Njoftimi vjen pak më shumë se një muaj pasi këngëtarja 40-vjeçare njoftoi për herë të parë se ishte shtatzënë.

“Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm, herët në shtatzëni”, shkroi Spears në Instagram. “Kjo është një periushë shkatërruese për çdo prind.”

“Ndoshta duhet të prisnim ta ndanim lajmin më vonë, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë,” shtoi ajo. “Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Spears ka dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline./albeu.com/