Një ish-banore e “Big Brother VIP 1” rikthehet sonte në shtëpi

Rikthimi i ish-banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”, shihet gjithmonë me interes nga publiku. Sonte do të kemi një rikthim të një ish-banoreje të edicionit të parë të “BBVIP1”

Po flasim për Fifin!

Mirëpo, Fifin do ta shohim sonte të rikthehet në shtëpi si këngëtare dhe jo si banore.

Ajo do të performojë mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku dy vite më parë trazoi ujërat me pjesëmarrjen e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

“Fifi rikthehet sonte në BBV! Një koncert surprizë për banorët dhe për çdo teleshikues. Një mbrëmje me muzikë, plot atmosferë dhe alegri”, -shkruhet në faqen zyrtare të “BBVIP” në “Instagram”.