Nata e sotme ka ardhur me një temë shumë interesante dhe të vështirë, veshje me elemente të “lingerie glam”. Vajzat kanë pasur lokacione të ndryshme dhe si rrjedhojë ishin të gjitha ndryshe. Dhespina ishte ajo e cila startoi garën e stilit sot.
Ajo pati përgjithësisht komente pozitive, por edhe kritika të ashpra, pasi dy nga anëtarët e jurisë e akuzuan se ishte frymëzuar më shumë seç duhet nga një fustan i Eleni Foureira në Eurovision. Atyre i pëlqeu veshja, por menduan se ishte një kopje e “keqrealizuar” nga ana teknike.
Për më tepër duke ndryshuar, sipas jurisë, vetëm disa elemente të vogla. Dhespina e pranoi ngjashmërinë e se ishte inspiruar nga këngëtarja , por nuk ra dakord se ishte një “kopje”.