Ngacmoi seksualisht dy adoleshentë, YouTube ndëshkon kanalin e influencerit të bukurisë

YouTube ka demonetizuar përkohësisht kanalin e influencerit të bukurisë, James Charles, pasi kishte ngacmuar seksualisht me mesazhe  dy djem 16-vjeçarë.

YouTube konfirmoi për BBC se 21-vjeçari, i cili ka 25 milion abonentë në kanalin e tij në YouTube,  ishte hequr përkohësisht nga Programi i tyre i Partneritetit, i cili lejon YouTube-sat të fitojnë para nga përmbajtja e tyre.

Kjo është kompania e dytë që rivlerëson partneritetin e saj me influencerin.  Të premten, Charles dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan përfundimin e partneritetit të tyre.

Sipas një deklarate që Charles, të dy palët ranë dakord të ndërpresin bashkëpunimin e tyre

Shtuar 20.04.2021 03:04