YouTube ka demonetizuar përkohësisht kanalin e influencerit të bukurisë, James Charles, pasi kishte ngacmuar seksualisht me mesazhe dy djem 16-vjeçarë.
YouTube konfirmoi për BBC se 21-vjeçari, i cili ka 25 milion abonentë në kanalin e tij në YouTube, ishte hequr përkohësisht nga Programi i tyre i Partneritetit, i cili lejon YouTube-sat të fitojnë para nga përmbajtja e tyre.
Kjo është kompania e dytë që rivlerëson partneritetin e saj me influencerin. Të premten, Charles dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan përfundimin e partneritetit të tyre.
Sipas një deklarate që Charles, të dy palët ranë dakord të ndërpresin bashkëpunimin e tyre