Nga dasma deri tek planet për t’u bërë nënë/Dafina rrëfehet për gjithçka

Dafina Zeqiri, e ftuar në “E Diela Jonë”, ka zhvilluar një intervistë teksa ka folur lidhur me jetën e saj profesionale por dhe private.

Teksa pranoi se së shpejti do të kemi një dasmë prej saj, madje ditën e djeshme ajo kishte ditëlindjen dhe mori një propozim prej partnerit, Dafina shprehet:

“Për dasmën po kujdeset burri, kështu që këto gjëra i di më mirë ai, me detaje. Unë jam përzier vetëm pak nga ana e muzikës. Kismet nga fundi i vitit kemi vendosur të martohemi, sepse s’po duam të martohemi kur është shumë nxehtë.”

Ndër të tjera ajo ka shtuar sesi është njohur me Kreshnikun, teksa shprehet që çifti është njohur që 15-vite më parë:

“Unë Kreshnikun e njoh që 15-vite, e kam patur gjithmonë shumë shokë të mirë e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”.

Sa i përket marrëdhënies së saj me familjen e Kreshnikut, Dafina tha se ka raporte shumë të mira dhe ndihet si në shtëpinë e saj.

Artistja s’i shpëtoi pyetjes për një bebush, së cilës iu përgjigj: “Edhe tek unë, edhe te Kreshniku është një ndjesi shumë e bukur dhe jemi të emocionuar. Jemi shumë të hapur që kemi një fëmijë. Kurdo që të ndodhë, e kemi të mirëpritur. Nuk kam bërë testin dhe nuk e di nëse jam shtatzënë dhe tani. Kur të bëhem nënë, prioritet do të jetë fëmija dhe jo koncertet. S’po e them që do e lë muzikën, por s’do jem shumë aktive!”


Shtuar 15.04.2024 13:28