Nënë për herë të parë? Rina Balaj surprizon me foton me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Prej shumë kohësh, këngëtarja Rina Balaj është në lidhje me reperin Sin Boy. Ajo ka qenë duke u marrë me albumin e saj më të ri, e nuk ka folur ndonjëherë për hapa të mëtejshëm në marrëdhënie apo për tu bërë nënë.

Mirëpo, Rina i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit që ka bërë në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur, por është kujdesur të shuajë spekulimet se mund të jetë në pritje të ëmbël.Fotoja është e edituar nga fansat e saj, të cilët mezi presin ta shohin me një bebe. Ajo e ka shpërndarë këtë imazh duke e shoqëruar me disa emoji me të qeshura. Po ashtu ka shkruar “Cute”.


Shtuar 16.11.2021 11:19