Nënë për herë të parë? E vërteta e shtatzënisë së Orinda Hutës (FOTO LAJM)

Kohët e fundit, në rrjet dhe në mediat rozë po diskutohet një shtazënie e mundshme e moderators Orinda Huta.

Ishin fotot që fshinin barkun fillimisht që ngritën dyshime, e më pas në një foto që publikoi me bashkëshortin, Turjan Hyska, ku çifti mbanin duart te barku i këngëtares, i mbushi dhe më shumë mendjen fansave se Turi dhe Orinda do të bëhen prindër së shpejti, shkruan Albeu.com.

Dyshimet lindën gjithashtu dhe nga komentet e bëra në postim. Ishte Xhemi Shehu e cila la tre zemra si koment, detaj që për fansat tregonte se përfaqësojnë çiftin dhe bebushin.

Dhe Marsela Lati komentoi tre zemra, njëra prej të cilave në ngjyrë rozë. Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Prive” se ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Fëmija do të jetë fryt i dashurisë afro 15-vjeçare të çiftit të njohur që i thanë “Po” njëri-tjetrit në korik të 2017-ës.

 


Shtuar 13.03.2021 10:35