Nënë e 4 fëmijëve dhe 20 vite më e madhe, zbulohet si i ndërhynë familjarët për të ndarë deputeten me futbollistin

Prej ditësh, Adriana Matoshi dhe partneri i saj 20 vite më i ri, Keith Groeneveld kanë qenë në vëmendje të mediave rozë, ku u aludua se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Fillimisht lajmi u mohua, por detajet në rrjetet sociale tregonin se është e vërtetë. Më pas ishte futbollisti i cili pranoi ndarjen për Prive.

Ai la të nënkuptohej se mospërputhja ishte arsyeja kryesore e ndarjes edhe pse nuk u fut në detaje.

Por PanormaPlus bën me dije së fundmi se në fak ka qenë familja e futbollistit të cilët u bën shkak për ndarjen e tyre.

Prej vitesh ata flisnin për një dashuri të madhe, që kapërcente gjithçka, madje edhe paragjykimet.Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë lidhje dhe të ndikojë te futbollisti, që pas disa konfliktesh, ka vendosur t’i japë fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.

Vitin e shkuar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre. Keith tregoi se me Adrianën është njohur te lokali i saj dhe në momentin që e pa, “u detyrua” të mësojë se si flirtojnë djemtë shqiptarë.

Se sa i fortë ishte çifti i krijuar rreth dy vite më parë, u testua edhe pak muaj më parë. Aktorja dhe deputetja e njohur i është nënshtruar ditë më parë një operimi për largimin e tumorit në tru. Ky tumor iu rikthye asaj pas nëntë vitesh nga operimi i parë, teksa operacioni shkoi me sukses dhe në përkrahje të Adrianës u organizua edhe një marsh në qendër të qytetit.

Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve, s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.

Keith po vijon karrierën e tij futbollistike në Belgjikë, ndërsa Adriana vijon me angazhimet e saj mes politikës dhe aktrimit.


Shtuar 26.03.2022 14:16