Nëna e saj u bë shkak për sherrin me Einxhel? Reagon për herë të parë Beniada (VIDEO)

Beniada dhe Einxhel ishin dy nga vajzat që u miqësuan më së shumti në shtëpinë e “big Brother VIP”. Por së fundmi u përfolu për një përçarje të miqësisë mes tyre.

Madje u “zbulua” edhe shkaku ku thanë se deklarata e mamit të Beniadës për Einxhel ishte bërë shkak për prishjen e miqësisë.
Për këtë ka reaguar së fundmi Beniada e cila i ka hedhur poshtë këto hipotesa.

Ajo ka thënë se vazhdojnë të kenë miqësi, por nuk kanë kanë pasur kohë të takohen, për shkak të angazhimeve të shumta.

“Nuk ka asnjë arsye pse mua ose Einxhelit mund t’i ketë ngelur hatri, por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar, unë me shtëpinë e re. Po filloj të ndërtoj jetën e re në Tiranë, kam hapur llogarinë bankare, kartën shqiptare të identitetit dhe shumë gjëra të tjera. Këto më kanë marrë shumë kohë janë arsyeja pse nuk jam takuar shumë dhe me familjarët e mi, por me Einxhelin jemi takuar, jemi dëgjuar”, u shpreh modelja.


Shtuar 23.03.2022 11:00