Në sherr e sipër me Sarën e Ledrin, Mozzik i “vë kurorën” Dafinës

Prishja e marrëdhënieve të Dafina Zeqirit me Sarën dhe Ledrin vërtetoi edhe njëherë se me ish-in s’mund të jesh kurrë shok. Dhe e gjitha nisi nga një varg i njëjtë në këngën e re të Dafinës, të cilën mesa duket ia kishte “huazuar” Ledrit.

Pavarësisht përplasjeve të shumta, kunjave apo unfollow-ve në Instagram, për reperin Mozzik, Dafina Zeqiri është artistja më e mirë me të cilën ka bashkëpunuar ndonjëherë.

Megjithëse u mendua gjatë nëse duhet ta shkruante apo jo, ai vendosi t’i tregojë publikut mendimin e tij, duke i vendosur Dafit “kurorën” si më e mira.

“Asnjiher s’e niva tu fol keq për dikon”- shprehet ndër të tjera reperi dhe me këtë deklaratë i trazoi ca ujëra.