“Në shenjë respekti”, Buta merr vendimin e rëndësishëm për familjen e shokut që vrau i vëllai

Betim Januzi, i njohur si Buta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur vetëm pak kohë më parë, ku dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin, Gazmend Hyseni. Ai shprehet keqardhje për ngjarjen e rëndë ndërsa bën me dije se ka anuluar koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”, ka shkruar reperi në Instastory.


Shtuar 15.07.2022 09:58