Në pritje të fëmijës së dytë me Mozzik? Reagon për herë të parë Loredana (FOTO LAJM)

Loredana ka reaguar për herë të parë rreth zërave që thonë se është shtatzënë për herë të dytë. Dhe në vend që ta pohonte ose mohonte këtë lajm ajo duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit. Reperja ka publikuar në Instagram një foto para pasqyrës duke ekspozuar barkun, teksa një fanse i ka komentuar një ‘emoji’ një grua shtatëzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo lajmi i pritjes së ëmbël. Ky koment i ka rënë sy edhe artistes e cila ka shkruar vetëm : “hmmm”, duke na shtuar edhe më shumë dyshimet.

Kujtojmë se e gjitha nisi pasi reperja publikoi në Instastory një foto të këpucëve të vogla të Hanës, duke shkruar “Dua një bebush të dytë”. E kur dyshimet rreth kësaj deklarate morën dhenë, Loredana publikoi një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre. E fill pas saj, emojin që tregon një familje me katër persona.

Vlen të theksohet se muajit e fundit është aluduar shpesh se reperja është shtatzënë. Në rrjet kanë qarkulluar disa foto me barkun e rrumbullakosur të Loredanës, mirëpo në fund rezultoi të ishin thjesht thashetheme. Madje, rreth këtyre zërave reagoi asokohe edhe Mozzik, i cili shkroi “Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, drejtuar mediave. Nga ana tjetër, ditën e djeshme raportohet se Mozzik dhe Loredanës janë në përfundim të një albumi të ri të përbashkët, që pritet të dalë në treg së shpejti.


Shtuar 29.03.2021 15:56