Në pritje të binjakëve, Ronaldo dhe Georgina zbulojnë gjininë në mënyrën më të ëmbël (VIDEO)

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë zbuluar gjininë e binjakëve që po presin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ccifti e ka bërë të ditur lajmin në mënyrën më të ëmbël, teksa kanë shpërndarë një video familjare të fëmijëve të tyre më të mëdhenj, me djemtë në njërën anë dhe vajzat nga ana tjetër.

Në video shfaqen fëmijët duke mbajtur dy tullumbace të zeza, derisa sapo numëruan në tre, ata i shpërthyen ato. Si pasojë, zbukurimet rozë dhe blu treguan se çifti janë në pritje të një djali dhe një vajze.

“Aty ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurrë #i bekuar”, ka shkruar Cristiano krahas videos.

Futbollisti është baba i katër fëmijëve, duke përfshirë vajzën trevjeçare Alana Martina të cilën e ka me Georgina Rodriguez, binjakët katër vjeç Eva Maria dhe Mateo, dhe djalin 10-vjeçar Cristiano Jr.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


Shtuar 17.12.2021 09:22