Në një lidhje të re pas ndarjes me Romeon? Përgjigjet Jonida Maliqi (FOTO LAJM)

Ka nisur “Pushime on top” i cili ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë herë do të ketë 4 moderatorë, Ori Nebijajn, Flori Gjinin, Klesara Fanin dhe Erlin Vishën. E ftuara e parë e këtij sezoni ishte këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi, e cila ka folur rreth shumë të pathënave.

Në një intervistë me autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj, Jonida nuk u shpëtoi pyetjeve për jetën e saj private. A është dikush në zemrën e saj? Duket se jo. Artistja zbuloi se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm. Por, shtoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.

“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshë, mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Jonida ka qenë së fundmi në një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj dhe ndarja e saj u zbulua vetëm kur aktori bëri publike lidhjen me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian.


Shtuar 13.07.2021 08:24